Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Agjencia Kombëtare e Mjedisit: Tirana mbetet qyteti më i ndotur në Shqipëri
Tirana mbetet qytetit më i ndotur në Shqipëri, kjo për shkak të numrit të lartë të popullsisë, përqëndrimit të aktivitetit tregtar dhe lëvizjes së automjeteve. Në raportin e 2016, Agjencia Kombëtare e Mjedisit evidenton se grimcat e pluhurit pm10 kanë tejkaluar normat e lejuara të BE në dy pikat ku është monitoruar ajri; në stacionin pranë Agjencisë Kombëatre të Mjedisit, tejekalim norme në masën 15 %; dhe pranë ministrisë së Mjedisit, në bulevardin "Zhan Dark" në masën 38%.
Sipas Julian Beqirit: “Tirana vazhdon të mbetet qyteti më i ndotur. Ka nivel më të lartë se normal e lejuar. Është më shumë se 70 – 75 ditë e ndotur.”
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri tha se shqetësim është edhe niveli i ndotjes akustike për shkak të zhurmave.
Beqiri shton se “Tirana është 17 % mbi normën e lejuar”. Fieri, Lushnja Lezha gjithashtu rezultojnë në raport më të ndotura, ndërsa Korça paraqet shqetësim gjatë periudhës së dimrit për shkak të ngrohjes me dru. Por cilët janë shkaktarë të këtij niveli të ndotjes së ajrit?
Transporti është e keqja më e madhe. Menaxhimi më i mirë i situatës do të sjellë një përmirësim të cilësisë së ajrit.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ngriti shqetësimin se ka operuar këtë vit me një buxhet në minimum historik, ndërsa për të dhënat e publikuara përcolli dhe një sërë rekomandimesh për Bashkitë dhe qeverinë për të marrë masat në reduktimin e nivelit të ndotjes, me pasoja direkte në shëndetin e popullatës.