Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tri çështje kanë zënë faqet e shtypit dhe kanë shkaktuar debat në opinionin publik në këto kohët e fundit në Shqipëri. E para ka qenë protesta në Rrugën e Kombit, e dyta debati rreth kampeve të regjimit komunist, në mënyrë të veçantë debati rreth kampit të Tepelenës, dhe e treta debati rreth komunitetit LGBT. Për të parin nuk kam shumë çfarë të them më shumë, sepse Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, ku bëj pjesë edhe vetë, ka folur duke mbështetur të drejtën e protestuesve, qoftë si e drejtë proteste e qoftë në kauzën e tyre, që është kauza e varfërisë së pjesës më të madhe të shqiptarëve, duke dënuar, në të njëjtën kohë, dhunën.
Për dy çështjet e tjera do të doja të shpenzoja disa fjalë, jo pse është hera e parë që flas dhe që marr pjesë në këtë debat, por sepse paraqitet çdo herë në forma të ndryshme.
Unë e kam ndjekur me kujdes debatin rreth kampeve të përqendrimit në regjimin komunist. Me kampin e Tepelenës jam njohur nga historia rrëqethëse e Drane Jakës e cila mbarti kufomën e djalit për ta çuar e për ta rivarrosur në vendlindje, në Tropojë. Një histori e rrallë që kur doli në shtyp u bë virale. Prej asaj kohe jam përpjekur të informohem, nëpërmjet njerëzve që kishin qenë aty, dhe kam mbetur i shtangur nga dëshmitë e tyre.
Emisioni “Opinion” i para dy ditëve i Blendi Fevziut, të cilin gjej rastin ta falenderoj edhe publikisht për këtë shërbim që i ka bërë historisë dhe vuajtjeve të atyre njerëzve, si edhe dëshmitë e Sokol dhe Simon Mirakës, të cilët i njoh personalisht, apo të dy pinjollëve të familjes Mena nga Lura, më shtynë të mendoj se negacionizmi, reduktivizmi apo thjeshtëzimi i krimeve të asaj kohe, të konsumuara në ato kampe, janë po aq kriminale sa edhe ideimi apo përdorimi i atyre kampeve, për të poshtëruar dhe persekutuar qindra e mijëra familje nga kjo Shqipëria jonë e vogël.
Kjo për mua është një agjendë neokomuniste që, në një mënyrë apo në një tjetër, çohet përpara e nxjerr krye sa herë ne fillojmë të harrojmë apo të zhvendosim vëmendjen në gjëra të tjera. Hidhen si shashka teori, nxirren dokumenta apo pseudodokumenta, ndërkohë që ekzistojnë dokumenta frymorë, njerëz ende të gjallë, protagonstë të vuajtjes së asaj kohe të mbrapshtë. Dhe kjo më së shumti quhet sarkazëm, ironi, poshtërsi, cinizëm dhe tallje. Është si t’i thuash një njeriu që ka luftuar me një tumor: hë mor burrë se ke qenë i ftohur në mushkri, ethe ke pasur, ankohesh kot. Kjo agjendë diku e është hapur e diku tjetër fshihet në nënvetëdijen e atyre që nuk duan të dorëzohen e të thonë: Po! Ai sistem ishte kriminal, antishqiptar e antinjerëzor. Nuk duan të dorëzohen qoftë ata që ishin protagonistë, në administratë apo në propagandë, e qoftë pasardhësit e tyre biologjikë apo ideologjikë.
Deri tani vetëm një njeri kam hasur që ka qenë i qartë, i vendosur, fisnikërisht njeri dhe me një sens përgjegjësie për t’u admiruar, dhe ky është Bashkim Shehu. Vetëm ai arriti të çlirohet nga kompleksi edipik, duke u distancuar nga aktet kriminale të të atit. Deri tani, së paku publikisht, nuk kam njohur njeri tjetër, edhe pse në privatësinë e bisedave shpirtërore kam njohur situata të tjera.
Çfarë synon kjo axhendë? Me vetëdije apo pavetëdije, kjo është përpjekja e fundit për një rehabilitim të një epoke që ka dhënë tashmë shpirt dhe të shumë personave që nën peshën e fajit përpiqen të mbajnë kokën lart për të mos u mbytur. Por, po ashtu, me vetëdije apo pa vetëdije, është përpjekja për krijimin e një nënshtrati të ri në të cilin idetë e komuniste të vlerësohen përsëri e të kenë mundësi të ripropozohen edhe politikisht. Ndërmjet përpjekjes neotomaniste të këtyre kohëve të fundit dhe asaj neokomuniste ka një analogji shumë të fortë edhe pse në dy rrugë e mendësi krejtësisht të ndryshme. Kjo duhet ndalur, jo si ndalesë e kërkimit historiografik, por duhet ndalur si përpjekje për të mohuar apo reduktuar krimet dhe vuajtjet e njerëzve që meritojnë respekt dhe mirëkuptim.
Çështja tjetër është ajo e LGBT. Ka një lloj agjende imponuese rreth kësaj çështje, pasi agjenda LGBT vjen nga lart dhe nga larg. Duhet ndarë agjenda LGBT dhe personat LGBT. Ndërhyrja e fundit në parlament e përfaqësuesve të dipolmacive të huaja, sidomos USA në personin e ambasadorit Donald Lu, apo edhe disa deputetëve tanë, është një paternalizëm krejtësisht i pavend dhe hipokrit. Paternalizëm që vjen si pasojë e një vendi të vogël e me plot probleme, i paaftë për të vendosur vetë e për të marrë në dorë fatet e vetvetes. Kur u miratua Reforma në drejtësi, Ambasadorët e vendeve europiane dhe të USA heshtën përballë heqjes së nenit të mosdiskriminimit në Kushtetutë. Atëherë heshti edhe Avokati i Popullit dhe shumë OJQ, madje edhe vetë LGBT. Kjo do të thotë se, në këtë çështje, oportunizmi është kriteri i veprimit, dhe jo kujdesi ndaj personave LGBT. Në prag të votimit për Reformën në Drejtësi, kundër këtij neni foli vetëm Mesila Doda dhe Tritan Shehu.
Në atë kohë e kritkova Mesila Dodën dhe e quajta oportuniste, por më duhet të pranoj se ajo kishte të drejtë, dhe jo unë. Dua t’i qortoj vetes një lloj naiviteti përreth kësaj çështjeje. Axhenda LGBT, ashtu si paraqitet ndër ne dhe në shumë vende të tjera perëndimore, është një çështje oportunizmi dhe ekonomie. I ngjan OJQ-ve që punojnë për pyllëzimin, e pyllëzim s’ka askund. Në këtë pikë jam dakord përsëri me Mesila Dodën dhe Tritan Shehun, të cilët së fundmi e kanë artikuluar qartë këtë gjë. Shumë realitete me prirje të majta e liberale çojnë përpara agjenda të tilla. Zhgënjimi që kanë pasur nga eksperimenti stalinist në kampin socialist, i ka hedhur shumë ndjekës të marksizmit në krahët e një liberalizmi antropologjik dhe social apo në fundamentalizma ideologjikë të natyrave të ndryshme, përfshi edhe ato fetarë, pa mundur të gjejnë një të mesme të artë.
Ndërsa për personat LGBT ka një rrugë tjetër, drejt së cilës shoqëria jonë duhet të ecë. Çështja e lirisë nuk është një çështje qejfi, por një çështje sociale. Liria jetohet dhe zhvillohet, jo si një hapësirë ku ekzistoj vetëm unë, por si një hapësirë ku bashkëjetohet dhe ku duhet të ecim të gjithë së bashku. Na takon të gjithëve që të kujdesemi në mënyrë që personat me orientim seksual të ndryshëm, të mos ndjehen të përjashtuar në jetën e përditshme. Por, integrimi i tyre duhet të kalojë patjetër nëpërmjet një procesi të brendshëm, i cili duhet të mbajë parasysh rrethanat kulturore, shoqërore, politike, antropologjike, e kështu me rradhë, të një vendi dhe të një kohe. Integrimi nuk kalon nëpërmjet luftërave identitare që u ngjajnë kryqëzatave, pavarësisht nëse kanë ngjyrë fetare apo ideologjike, si ajo e axhendës LGBT, apo asaj neokomuniste, e as nëpërmjet manifestimeve publike nëpër parada krenie. Kujdesi ndaj personit është primar, por jo ndaj një personi që vendos veten e tij në qendër të gjithçkaje pa pyetur askënd e pa marrë parasysh jetën e të tjerëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38