Flash News

KRYESORE

“Agjentë specialë po survejojnë PD”. Deputeti e lajmëroi para dy ditësh përgjimin e Bashës

“Agjentë specialë po survejojnë PD”. Deputeti e

Të mërkurën, gjatë punimeve të Komisionit parlamentar të Arsimit dhe Medias, deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, ka qenë i pari që ka folur për përgjime të opozitës. Gjatë diskutimit, deputeti demokrat i Shkodrës, duke drejtuar tri pyetje për qeverinë, ka folur ndër të tjera edhe për “survejim me agjentë specialë të selisë së Partisë Demokratike”.

I kontaktuar nga Politiko.al, Gurakuqi thotë se i qëndron deklaratës së bërë të mërkurën në Komisionin parlamentar dhe se, në këtë përfundim ka arritur pas një vëzhgimi rastësor. Deputeti i tha Politiko se, që nga ndërtesa e Departamentit të Administratës Publike, ngjitur me selinë e demokratëve, dhe deri te Katedralja Katolike, ka patur prani makinash me xhama të errët dhe agjentë të Policisë.

Gazeta Panorama ka publikuar sot një lajm sipas të cilit kryetari i Partisë Demokratike dhe familja e tij, janë vënë në përgjim nga Policia. Kjo e fundit e ka përgënjeshtruar lajmin, por PD, në një deklaratë zyrtare të nënkryetarit Spaho, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj si autorë të survejimit me mbështetjen edhe të kryeprokurores, Arta Marku.

 

Të fundit