Flash News

KRYESORE

Agjentët e DEA në Durrës, investigime për kokainën kolumbiane

Agjentët e DEA në Durrës, investigime për kokainën

Mësohet se katër agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në portin e Durrësit ku më 27 shkurt u sekuestrua ngarkesa me 613 kg kokainë, me vlerë 180 milion euro.

Agjentët kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të Agjencive në Portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës.

Ata janë të pajisur me pasaportë diplomatike dhe kanë hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës.

Ndërkohë, deri tani autoritetet shqiptare kanë deklaruar se kokaina u sekuestrua pa asnjë ndihme apo bashkëpunim nga agjencitë e huaja.

Të fundit