Flash News

KRYESORE

Agron Duka hedh Gurin dhe fsheh dorën?

Agron Duka hedh Gurin dhe fsheh dorën?

Sot në ambientet e hotel Tirana International, Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, bashkë me ambjentalistin Sazan Guri, kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi. “Kontrata e gjelbër”, kështu u quajt nga nënshkruesit, me anë të së cilës palët hodhën, të zezë në të bardhë, atë që ngjan më shumë si një marrëveshje parazgjedhore.

Me sa duket, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Duka synon t’i bashkangjisë partisë të tij, në funksion të zgjedhjeve, një aktor të zëshëm të shoqërisë civile, dhe kontrata është një pretekst për të mos dalë nga linja opozitare.

“Partia Agrare Ambientaliste, me çregjistrimin nga KQZ-ja, tregoi luajalitetin e saj ndaj kauzës së qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Duka gjatë takimit.

Duka po përdor një strategji pragmatike, por të tërthortë: Bojoktojmë zgjedhjet, por për zgjedhje duhet të përgatitemi. Pra hedh "Gurin" dhe fsheh dorën.

Të fundit