Flash News

KRYESORE

Agron Duka ironizon kryebashkiakun e Durrësit: Nëse ‘xhuxhi’ është Michael Jordan, atëherë nuk ka lidhje Dako

Agron Duka ironizon kryebashkiakun e Durrësit: Nëse

Kreu i PAA-së, Agron Duka thotë se Vangjush Dako ka patur një “zotësi” në përfitimin e votave, pasi ka bashkëpunuar me njerëz që kanë influencë jo normale. Duka thekson se nga këto veprime të Dakos ka vuajtur edhe ai vetë, ndërsa ironizon kryebashkiakun për nofkën ‘xhuxhi’.

“Unë e kam thënë vazhdimisht dhe e them ërish se Dako, ka pas një “zotësi”, përfitimin e votave në mënyrë të padrejtë përmes lidhjeve të njerëzve që kanë influencë jo normale dhe që fusin duart në votime, këtë e kam vuajtur dhe e kam parë vetë. Në përgjime nuk është përmendur Dako, por xhuxhi, nëse xhuxhi është Michael Jordan, atëherë nuk qenka Dako. Unë mendoj se ka një farë përafërsie të shtatlartësisë së Dakos me pseudonimin që i thuhet”, është shprehur Duka për Vizion Plus.

Sa i përket miratimit të ligjit që do të mbyllë pikat e basteve dhe kazinotë elektronike, kreu i PAA-së thotë se vendimi do të ketë efekte pozitive nëse nuk ka prapaskena.

Të fundit