Flash News

KRYESORE

Agron Duka kërkon t’i zërë vendin Florjon Mimës: Ekziston një mundësi…

Agron Duka kërkon t’i zërë vendin Florjon Mimës:

Kreu i PAA-së, Agron Duka nuk e fshehu dëshirën për të qenë në Kuvendin e ri pavarësisht se rezultati në zgjedhje nuk i dha atij mandatin e deputetit. I renditur i pesti në listë, Duka la të kuptohet në studion e “News 24” se dëshiron t’i zërë vendin Florjon Mimës, kandidati i katërt në listën e PD-së.

“Mirë do të ishte që unë të isha në Kuvend. Zoti Basha e ka një mundësi këtu, por nuk besoj se ata në PD janë kaq bujar”, u shpreh Duka.

E vetmja mundësi që Agron Duka të behet pjesë e Kuvendit është dorëheqja e të paktën dy kandidatëve. Njëri prej fituesve, Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Edi Paloka dhe Florjon Mima duhet të jap dorëheqjen fillimisht, më pas mandati i kalon gruas së renditur në listë, e cila është Dejana Burgjia dhe pasi të dorëhiqet edhe ajo, atëherë mandati mund t’i kalojë Dukës. Skenar i vështirë për tu realizuar.

Mbeti jashtë Kuvendit, Agron Duka bëhet pishman: Faji i imi që kandidova me PD, është inekzistente në Durrës

Të fundit