Flash News

KRYESORE

Agron Duka: Masakra e Selenicës, imazh i fshatrave shqiptarë si inkubatorë të mjerimit

Agron Duka: Masakra e Selenicës, imazh i fshatrave shqiptarë si

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e cilëson masakrën e Selenicës në Vlorë, si një pasqyrë të një deficiti moral të shoqërisë dhe të pasigurisë në rritje.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se masakra është edhe imazhi i fshatrave shqiptarë të kthyer në inkubatorë të mjerimit.

“Masakra e Selenicës nuk është vetëm pasqyra e një deficiti moral të shoqërisë sonë dhe të pasigurisë në rritje, por edhe imazhi i fshatrave shqiptarë të kthyer në inkubatorë të mjerimit. Të zbrazur, të varfëruar dhe të harruara; ku Selenica mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Për ketë arsye kërkohet një reflektim i thellë dhe serioz mbi zonat rurale, dhe një përgjigje e qartë ndaj sfidës për t’i “urbanizuar” dhe për t’i rigjallëruar ato.

Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve dhe të afërmve dhe për këtë humbje të rëndë. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe!”, shkruan Duka.

Ritvan Zykaj ekzekutoi me breshëri kallashnikovi 8 persona të një familjeje, njëherësh kushërinjtë e vetë autorit. Ai u arrestua këtë mëngjes, pas disa orësh ndjekje nga policia.

Të fundit