Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Agron Duka: T’i vendoset akcizë shpifjeve të mazhorancës dhe të hiqet akciza për fermerët
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shprehet se në momentin që gjithë energjitë e mazhorancës janë përqëndruar te një paketë propagandistike “antishpifje”, çmimi i naftës në vendin tonë po prek rekorde marramendëse krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës.
Në një status në rrjetin social Facebook, Duka thotë se rritja e çmimit të naftës, ndikon në mënyrë shumë negative në fushën e bujqësisë.
“Punimi i tokës, si pasojë e çmimit të lartë të naftës, bëhet i papërballueshëm. Mjetet agromekanike të fermerëve furnizohen me të njëjtin çmim me të cilën furnizon makinën personi që shëtit për kënaqësi. Si pasojë, fermeri shqiptar punon vetëm për të mbajtur frymën dhe jo për të plotësuar nevojat e tregut; që afërmendsh mbushet me produkte nga vendet e rajonit, të cilat janë më konkurruese në çmim edhe si pasojë e kostos së naftës”, shkruan Duka.
Kreu i PAA-së sjell në vëmendje se mazhoranca nuk e mbajti kurrë premtimin e bërë në fushatën elektorale për heqjen e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit ndërsa e mbyll reagimin e tij duke propozuar që t’i vendoset një akcizë shpifjeve të mazhorancës në këtë fushë, dhe të hiqet akciza për fermerët.
Postimi i plotë i Agron Dukës
"Shpifjet e mazhorancës pa akcizë, nafta për fermerët me akcizë"
Ndërsa gjithë energjitë e mazhorancës janë përqëndruar te një paketë propagandistike “antishpifje”, çmimi i naftës në vendin tonë po prek rekorde marramendëse krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës.
Në Shqipëri çmimi për një litër naftë është 182 Lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë. Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë.
Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin. Në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton 136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë. Sikurse ndodh për çdo degë të ekonomisë, çmimi tejet i lartë i naftës ndikon në mënyrë shumë negative në fushën e bujqësisë. Punimi i tokës, si pasojë e çmimit të lartë të naftës, bëhet i papërballueshëm. Mjetet agromekanike të fermerëve furnizohen me të njëjtin çmim me të cilën furnizon makinën personi që shëtit për kënaqësi.
Si pasojë, fermeri shqiptar punon vetëm për të mbajtur frymën dhe jo për të plotësuar nevojat e tregut; që afërmendsh mbushet me produkte nga vendet e rajonit, të cilat janë më konkurruese në çmim edhe si pasojë e kostos së naftës. Premtimi elektoral për heqjen e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit nuk u mbajt kurrë nga kjo mazhorancë. Nafta është elementi kryesor për një bujqësi në zhvillim siç është bujqësia shqiptare; prandaj ka ardhur momenti që t’i vendoset një akcizë shpifjeve të mazhorancës në këtë fushë, dhe të hiqet akciza për fermerët.