Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj në Samitin e Google në New York. "Do të hap Tirana Digital Academy, falas për 10 mijë të rinj"

Agron Shehaj në Samitin e Google në New York. "Do të hap

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka marrë pjesë në Google Partner Summit në New York. Me anë të një statusi në Facebook ai lajmëron se do të hapë, me mbështetjen e Google, 'Tirana Digital Academy, ku do të trajnohen falas 10 mijë të rinj shqiptarë. Shehaj dhe kompania e tij 'Local Web' janë partner i Google në Shqipëri.

Statusi i plotë:

PJESËMARRJE NË GOOGLE PARTNER SUMMIT NË NYC

Dy ditë shumë intensive në Neë York i ftuar si themelues i Localëeb në Google Executive Global Council për vitin 2017.

Krenari e veçantë kur më kërkuan të prezantoja para partnerëve nga gjithë bota (Kina, Rusia, Tajlanda, Amerika, Kanada, etj) të Google, punën dhe zgjidhjet inovatore që kemi bërë nga Tirana. Përveçse kuptova vizionin e gjigandit dixhital Google për vitet e ardhshme, konfirmova bindjen time që të rinjve shqiptarë nuk u mungon asgjë për të konkurruar në tregun botëror të ICT.

Për këtë arsye, me mbështetjen e Google, do krijojmë “Tirana Digital Academy”. Misioni i Akademisë është të trajnojë dhe përgatisë falas të paktën 10.000 të rinj shqiptarë ne fushën e teknologjisë. Në këtë mënyrë ata do kenë mundësinë të punësohen dhe të zhvillojnë karrierën e tyre në kompani shqiptare dhe ndërkombëtare.

Falenderoj veçanërisht te gjithë stafin e Localëeb për punën dhe pasionin e tyre, falë të cilit Localëeb është një prej kompanive me më shume potencial në tregun e ëeb marketing në Europë. #tiranadigitalaccademy #nenukjeminjesoj

 

Të fundit