Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Agron Shehaj: Pse koncesioni Milot- Balldren është kontratë mashtruese
Ish deputeti i PD, Agron Shehaj e cilëson kontratën e koncensionit të rrugës Milot-Balldren si një aferë korruptive. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se kompania ANK nuk plotëson kushtet e kontratës, pasi duhet të investojë 52 milionë euro, kur ka vetëm 4 milionë kapital.
“Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!).
Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë”, shkruan Shehaj.