Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj: Sot nuk është kërcënuar thjesht Ylli Rakipi, jemi kërcënuar të gjithë

Agron Shehaj: Sot nuk është kërcënuar thjesht Ylli Rakipi,

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me kërcënimin e gazetarit Ylli Rakipi.

Shehaj shkruan në rrjetin social Facebook se sot nuk është kërcënuar thjesht Ylli Rakipi, por jemi kërcënuar të gjithë. Deputeti demokrat thekson se duhet të jemi të gjithë me Ylli Rakipin sot, që nesër të mos jetë radha jonë, duke iu dorëzuar të keqes një e nga një.

“Sot nuk është kërcënuar thjesht Ylli Rakipi, jemi kërcënuar të gjithë. Ndaj duhet të jemi të gjithë me Ylli Rakipin sot, që nesër të mos jetë rradha jonë, duke iu dorëzuar të keqes një e nga një!”, shkruan Shehaj.

Të fundit