Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj: Vota e deputetëve nuk ka qenë pro Ruçit, por kundër PD

Deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, një nga më aktivët e grupit të ri parlamentar demokrat, e sheh në një kënd krejt të ndryshëm atë që ka ndodhur dje në Kuvend, ku dy përfaqësues të opozitës (me gjasë) ia dhanë votën Gramoz Ruçit duke dalë kundër vendimit të partisë së tyre. Sipas Shehajt ajo nuk ishte votë pro Ruçit, por kundër PD. Deputeti bën thirrje, nëpërmjet një statusi në Facebook, që të mos bihet në lojë e kundërshtarëve dhe as në histerizëm.

Statusi i plotë:  

PD NË SHËNJESTËR!

Mundësia që dy deputetë të PD-së kanë votuar në favor të ish-ministrit të diktaturës është shumë e rëndë. Im gjysh ka vdekur në burgjet e diktaturës dhe unë jam i pari që jam i indinjuar për atë çfarë ndodhi, por këte indinjatë nuk duhet ta shndërrojmë në histerizëm.

Pa patur ndërmend të justifikoj ata 2 të pabesë, mendoj se vota e tyre nuk ka qenë pro Ruçit ( i cili i kishte votat për t'u zgjedhur) por ka qenë kundër grupit të PD-së dhe PD-së në përgjithësi.

Kështu që të dashur miq mos të bëjmë lojën e kundërshtarëve të vërtetë të PD-së, të brendshëm (shumë pak) dhe të jashtëm (të shumtë në numër dhe të vendosur për të na përcarë dhe për të na dobësuar.)

Strategjia e atyre që nuk duan ndryshimin është e qartë: ata nuk kanë asnjë shpresë të mbajnë pushtetin duke rritur mirëqenien, e vetmja mundësi që kanë është të dobësojnë opozitën.

Të fundit