Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Marsel Lela
Ideja e shkrimtarit Agron Tufa për të ndaluar filmat e kohës së komunizmit me përmbajtje propagandistike, më sjell ndërmend një skenë nga filmi i Quentin Tarantinos, “Inglorius Bastards”. Në këtë episod, kundërshtarët e Rajhut të Tretë përgatisin një sulm (Operacioni Kino) ndaj një kinemaje të vogël në Francë, ku do të ishin të pranishëm të gjithë liderët e Partisë Naziste. Shkak për këtë mbledhje të pazakontë ishte filmi i fundit i ministrit të Propagandës, Jozef Gëbels. Gëbelsi e përdorte kinemanë si një mjet të fortë propagande, gjë e cila ishte planifikuar qysh në vitin 1930 nga Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve Gjermanë, kur ata krijuan departamentin e parë të filmit. Qëllimi kryesor i filmave nazistë ishte të promovonte ikjen nga realiteti, që do të arrihej nëpërmjet shpërqendrimit të popullsisë, duke injektuar tek ata krenarinë kombëtare. Një pjesë e mirë e filmave të realizmit socialist u projektuan që të kishin pikërisht këtë efekt te populli. T’i mbanin ata vazhdimisht në alarm me frikën e sulmeve nga armiqtë e jashtëm dhe në vigjilencë ndaj atyre të brendshëm. Të ushqenin tek ata dashurinë për partinë, udhëheqësin dhe heroin socialist, i cili ishte absolutisht i mirë; dhe të ngjallnin urrejtje ndaj kujtdo që i binte ndesh vijës së partisë, pra, antiheroit, që ishte absolutisht i keq. E konsideroj veten pjesë të këtij 'operacioni' të ideuar nga Tufa, por, propozoj të bëhet një përzgjedhje e filmave që do të transmetohen. Ka mjaft filma të arrirë me përmbajtje sociale, historike dhe komedi të ndryshme, që besoj se do t’ia kishte ënda çdo filmdashësi t’i shihte në ekran. Sa për filmat propagandistikë, mendoj se duhet të ndiqet e njëjta filozofi si në Gjermani me filmat e propagandës naziste, dhe Italisë, me filmat që lavdëronin Musolinin: Të arkivohen si pjesë e historisë së kinematografisë së propagandës.