Flash News

KRYESORE

Agron Tufa paraqet provën: Kreu i SPAK-ut të bënte gjëmën për moralin komunist

Ish-kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar një dokument, ku tregohet se si një qytetar akuzohet nga Arben Kraja (u zgjodh drejtues i SPAK-ut), se ka kryer veprën penale të “veprimeve që bien në kundërshtim me moralin komunist”.

Tufa akuzoi një ditë më parë Krajën se ka punuar si hetues gjatë kohës së komunizmit, e sot publikoi procesverbalin. Dokumenti është regjistruar në vitin 1990, kur Kraja ushtronte detyrën e hetuesit.

“Ja pra "kryevepra" e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t'i prishje "moralin komunist":)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi... Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç'të thuash më? Meqë deshët fakte...

Këtij ju thoni t'i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!

Ndalemi me kaq, se ka më...”, ishte mesazhi i tij në Facebook.

Të fundit