Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Agron Tufa thirrje gazetarëve: Të ndalim ndërhyrjen e paligjshme që pengon studimin e krimeve të komunizmit
Politiko
15 Korrik 2019, 21:11
Kreu i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar për vendimin e maxhorancës për të ndryshuar ligjin në të cilin vepron Institucioni që ai drejton.
Tufa përmes një statusi në rrjetet sociale njofton se nesër, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet një mbledhje për shqyrtimin e projektligjit me temë “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”. Tufa bën me dije se në mbledhje do të shqyrtohet ndryshimi i një neni, që ndalon studimin e periudhës së luftës. Studiuesi shkon më tej duke thënë se sipas këtij neni të gjithë duhet të pajisen me certefikata sigurie. “Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën. Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish oficerëve operativë të Sigurimit famëkeq të diktaturës.”-nënvizon Tufa. Studiuesi apelon gazetarët që të mos lejojnë këtë ndërhyrje të paligjshme. Postimi i plotë i Agron Tufës Të nderuar gazetarë të vërtetë, Nëse ju intereson farsa e radhës, Ju njoftoj se ditën e martë, datë 16.07.2019, ora 10:00, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet mbledhje me rend dite si më poshtë: Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010 “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri” Relatore znj. Klotilda Bushka. Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhes se luftës (këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me certefikata sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën. Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish oficerëve operativë të Sigurimit famëkeq të diktaturës. Ne do ta kundërshtojmë vendosmërisht këtë ndërhyrje thellësisht të paligjshme! Kërkojmë mbështetjen tuaj!