Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Nuk dua ta krahasoj Agron Tufën me Ismail Kadarenë; as vetë pedagogu i Letërsisë nuk do ta pranonte këtë shëmbëlltyrë të tepruar të vetes. Megjithatë, duhet thënë se ikja apo rrëgjimi i shkrimtarëve shqiptarë shoqërohet me një ligësi masive, dhe kjo i bashkon dy njerëzit e letrave.
Të konceptuarit e shkrimtarit si një 'tribun' dhe në të njëjtën kohë si një 'i ngjashëm' apo 'i barabartë' me të gjithë bjerrakohësit është një mbeturinë mendore e komunizmit të Enver Hoxhës, ku autori duhej të shkonte të punonte përkrah punëtorëve në fabrika apo kooperativistëve në ara. Një huazim sovjeto-kinez i cili vazhdon të lërojë brazda të trasha në kokat e shqipove të aktualitetit.
Për të shprehur për shembull 'barazinë' e Kadaresë me popullin, u pat shpikur një frazë, ende e pazbuluar në asnjë arkivë, me zë, figurë apo tekst, ku romancieri i quante të ikurit e ambasadave 'jashtëqitje e kombit'. Ka perpetrues in perpettum të kësaj shpikeje të Sigurimit që ende sot, kur nuk ka lënë gjë pa dalë në dritë, nga tangat e këngëtareve të pop muzikës e deri te 'sekretet' e sekretarit të Hoxhës, vazhdojnë ta qarkullojnë këtë stigmë të paqenë.
Për marren e tyne, apo për faqen e zezë, siç thuhet ndër gegë.
Kadaresë zgjodhën t'i kundërvënë popullin, duke e pandehur atë, me krejt të padrejtë, si 'bir të popullit'. Dokrra! Njerëz të tillë dalin prej popullit aq sa Toka furnizohet me ujë prej Saturnit. Krejt e kundërta: janë ikje, ekzorcizm nga çdo gjë 'popullore'.
Të dy shkrimtarët i bashkon edhe lukunia që i detyroi të iknin. Bëhet fjalë për të njëjtin zhgan të majtësh ekstremistë, komunistësh enciklopdikë (jo në kuptimin e dijeve, por të shtresave të padijes), proselitë me prostatë. Të dy Byrotë, e vjetra dhe e reja, me personazhe sklerotikë, mbinë faqeve të gazetave, asokohe dhe këso.
Sa nuk paska ndryshuar Shqipëria!
Ikja e Kadaresë pati padyshim jehonë botërore, sepse konteksti historik shtynte emrat drejt historisë dhe sepse emri i autorit ishte prodhimi i vetëm beninj i Shqipërisë së asokohe. Ikja e Tufës, e këtij shtergu të pafat të Tranzicionit, u përcoll me një heshtje prite. Duhen llogarittur këtu edhe mbingopja me infomacion, edhe dizinteresimi për figurat publike jashtë pop-kulturës, edhe mënjanimi i medias brenda animeve politike, edhe diskuri i majtë dhe neo-komunist që është ende zotërues në shoqëri.
Në kuptimin material të gjërave Agron Tufa nuk ishte në nevojën e ikjes: drejtor i një Instituti publik me rrogë e zyrë, pedagog në Universitetin publik me rrogë e me zyrë, autor i njohur i letrave, personazh i spikatur i debatit publik dhe, për më shumë, me një kauzë të pareshtur dhe të fuqishme, anti-komunizmin. Pavarësisht këtyre, Tufa thotë se është ndjerë i kërcënuar fizikisht, dhe më pas edhe shpirtërisht, pas mosmarrjes së asnjë mbështetjeje apo ndihme, si nga shteti të cilin e përfaqësonte, nga shoqëria civile anëtar i së cilës prezumohej se ishte, ashtu dhe nga ambasadat e huaja që kreshpërohen për çdo qen rruge dhe çdo kotele të plagosur në Tiranë por, gjithmonë duke iu referuar shkrimtarit, as i kthyen përgjigje trokitjeve të tij.
Pasë thënë gjitha këto, ikja e Agron Tufës është alarmante dhe e përfshin të gjithë shoqërinë, edhe pse për momentin kjo e jona është ende popull e jo publik, e hiç nuk po ia ndjen për Agronin, sa herë kthjellet e ngryset me kejvinat e velinat e tjera të pop-kulturës.
Skupica, i quante Agron Tufa gazetaret e kulturës që turreshin më shumë pas skupeve se pas ngjarjeve kulturore në Tiranë. Nuk kemi parë te ikja e tij një ngjarje të përbashkët, por veç fatin personal të një njeriu mes të tjerëve; një skup dite dhe polemikash. Kjo, më shumë se për të ikurin flet për dëshmitarët e ikjes, për karakterin e shoqërisë, për prirjet dhe shtrirjet e saj te publikja.
Kadareja dhe Tufa ngjajnë në mosgjë dhe në shumëçka, ata janë të ndryshëm dhe të njëjtë. Shoqëria ndërkohë ka mbetur e barabartë me veten dhe e ndryshme prej bijve të vet që mendojnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38