Flash News

KRYESORE

Ahmataj e nis me vrull, tregon objektivin e presidentit Halili

Ahmataj e nis me vrull, tregon objektivin e presidentit Halili

Trajneri i ri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka folur npara seancës stërvitore në kompleksin stërvitor "Skënder Halili". Ekipi bardheblu pushoi Ardjan Memën dhe i besoi çelësat e skuadrës Ahmatajt. Ky i fundit ka objektiv madhor rikthimin e titullit kampion në kryeqytet.

Tirana -  "Kam një shans që të vjen, ose jo në jetë. Do e shfrytëzoj, të jap më të mirën time. Do bëj më të mirën që Tirana të dalë kampion. Sa do ia arrijmë, nuk e di. Të ishte për mua, dilnim kampion që tani. Di që kampion dilet në maj. Duhet të bëjmë mirë çdo ditë që të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam miqësi me Memën, dhe e falenderoj për grupin e ndërtuar këtu. Më vjen keq që u largua nga Tirana, është njeri i përsosur, por kjo është puna jonë".

Problemet - "Tjetër gjë ta shohësh nga jashtë, edhe ndryshe nga brenda. Nuk kemi ardhur të gjejmë fajtorët apo ata që kanë gabuar, por të ecim përpara. Të përmirësohemi dita-ditës. Nëse do arrijmë që të shpallen kampion, sportistët do shpallen, do jetë merita e tyre. Unë nuk kam asnjë meritë".

Luftëtari - "Nuk do doja ta nisja në Gjirokastër. Kam respekt për atë ambient. Kanë një ekip të mirë, që besoj se do na hapë punë. Në futboll, ka një gjë. Ose di ta bësh punën, ose nuk di ta bësh. Nga renditja, po ta shohësh, në Gjirokastër, për pikët që kam marrë atje, mund të isha në vend të parë. Nuk është kjo matësi i një skuadre. Në një ekip të madh, ke më shumë probleme. Ke më shumë alternativa, më shumë lojtarë".

Të fundit