Flash News

KRYESORE

Ahmataj nën mendjen e Halilit: Kampionti i vetmi objektiv

Ahmataj nën mendjen e Halilit: Kampionti i vetmi objektiv

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka folur para ndeshjes me Vllazninë. Ai mendon se skuadra e tij mund të kalojë me sukses dhe të marrë maksimumin. Numri një i stolit shprehet se Tirana, mund dhe e pretendon gjithmonë titullin kampion.

“Është një ndeshje klasike e futbollit shqiptar, të gjithë e dinë. Skuadra është e ndërgjegjshme për ndeshjen e vështirë që ka, pasi Vllaznia ka marrë rezultate pozitive në çdo fushë. Ne nuk heqim dorë nga filozofia jonë dhe nga loja jonë. Hyjmë në fushë vetëm fitore. Nuk bazohet vetëm te dëshira, por të logjika e lojës dhe ajo që duhet të shprehim në fushën e lojës”.

“Ndikon mungesa e tifozëve, janë lojtari i 12-të. Ata japin adrenalinë dhe nxjerrin energji të fshehura të çdo futbollisti, çka përkthehen në rezultat. Duhet të jemi përgatitur për këtë, pasi e kemi marrë konfirmimin për mungesën e tifozëve”.

“Mungesat? E kam thënë që Tirana ka një kontingjent lojtarësh, i ka rolet e dubluara. Kemi një ndërthurje të lojtarëve me eksperiencë të dhe ata të rinj. Të rinjtë ndihmohen, por mungesat janë evidente. Kemi rikuperuar Hasanin, Muçi bashkohet me skuadrën nesër. Ka qenë i grumbulluar me kombëtaren. E thashë, Tirana ka shumë lojtarë që të mos ndihen mungesat”.

“Duhen minimizuar kartonët. U kemi thënë lojtarëve që kur është mundësia të mos ndëshkohen. Ua kemi thënë dhe besoj se në vazhdim kjo gjë do përmirësohet. Asgjë nuk bëhet brenda ditës, por ndodh me kalimin e kohës”.

“Objektivi im është të fitoj çdo ndeshje dhe të shpallet Tirana kampion. Nuk di që Tirana të jetë futur në ndonjë kampionat për objektiv më të ulët apo thjesht për të marrë pjesë në garë”.

Të fundit