Flash News

KRYESORE

Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Ekonomia matet me shifra, jo me emocione politike

Deklarata e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme për mbylljen e 1747 bizneseve ka nxitur edhe reagimin e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Ahmetaj ka thënë se ekonomia nuk matet me emocione politike, po me shifra. Sipas tij në muajin e parë të këtij viti në QKB janë regjistruar plotë 2394 biznese të reja dhe vetëm 732 janë ç’regjistruar prej saj.

Statusi i plotë

Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike, janë lehtësisht të verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë ç’regjistruar 732. Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

Të fundit