Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
‘Ai është kloun’/ Gazetari i Bild ‘i kthehet’ përfaqësuesit të OSBE: Vërtet beson tek Edi Rama?
Gazetari i “BILD”, Peter Tiede, i cili u bë i njohur për Shqipërinë pas publikimit të përgjimeve të bujshme për shit-blerjen e votave në Dibër, ka replikuar me përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir lidhur me paketën anti-shpifje.
Harlem Desir është zyrtari i vetëm i OSBE që tha se ligji i propozuar nga Rama është konsultuar me ndërkombëtarët.
Përmes një komenti në twitter, gazetari gjerman ‘i kthehet’ përfaqësuesit të OSBE, i cili në twitter ka konfirmuar mbështetjen për Edi Ramën.
“Vërtet besoni tek Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun”, shkruan Peter Tiede.
Kujtojmë se paketa anti-shpifje është kritikuar nga BE, KiE dhe ambasada amerikane.