Flash News

KRYESORE

“Ai është një ku** e dështuar”, Trump flet për incidentin e bujshëm me kryeministrin e Malit të Zi

“Ai është një ku** e dështuar”, Trump flet

Pas videos që ‘theu rrjetin’, presidenti amerikan Donald Trump flet sërish për incidentin e bujshëm, i cili e shtyu me forcë pasi i kishte zënë rrugën për të dalë në krye të liderëve, kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç.

Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit të kaluar në samitin e NATO-s. Kjo ngjarje e shumë komentuar është përmendur nga ish-asistentja e Shtëpisë së Bardhë Omarosa Manigault Newman në librin e saj më të fundit.

Në një fragment të shkëputur nga libri, marrë nga ‘Neë York Daily News’, Manigault Newman pyet ish shefin e saj mbi videon, ku duket  Trump me një gjest jo shumë xhentil dhe ka shtyrë fort kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markoviç, duke dalë vetë i pari në takimin e vendeve të NATO.

Në libër shkruhet:

"E pyeta:" Ju u treguat pak agresiv. Pse e bëtë këtë? “

Dhe Trump përgjigjet në rrëfimin e Omarosa Manigault Newman:

"Oh, ai është vetëm një ku** e dështuar”

Një ditë më vonë, kryeministri Markovic komentoi gjestin e Trump duke thënë se e meriton të jetë në rendin e parë të liderëve, si udhëheqës i superfuqisë më të madhe botërore.

Të fundit