Flash News

KRYESORE

Ajeti shumë afër transferimit te Crotone

Ajeti shumë afër transferimit te Crotone

Mbrojtësi kuq e zi, Arlind Ajeti duket se e ka mbyllur “kapitullin” me skuadrën e Torinos. Megjithatë e ardhmja e Ajetit do të jetë sërish në Seria A, pasi ai është shumë pranë transferimit tek clubi i Crotone-s.

Mesa duket mes palëve përkatëse është gjetur gjuha e përbashkët dhe pritet që shumë shpejt të bëhet zyrtarizimi, kështu bën të ditur KosovaPress. Për Ajetin ky është një rast i ri për ta treguar veten në futbollin italian, pasi aktivizimi i tij me torinon nuk ishte dhe aq inkurajues, pasi përgjatë gjithë kampionatit ai u aktivizua vetëm në katër ndeshje duke shënuar vëtem një gol.

Të fundit