Flash News

KRYESORE

“Ajo çështje u mbyll aty”, Spiropali konfirmon se nuk do diskutohet vendimi i Ramës për përjashtimin e Gjetanit

“Ajo çështje u mbyll aty”, Spiropali konfirmon se nuk do

“Normalisht kemi dhe një proces votimi për të gjitha vendimet e Asamblesë Kombëtare”, deklaroi sot Elisa Spiropali kur u pyet për vendimin e kryetarit Edi Rama për të përjashtuar nga grupi socialist deputetin Gjetan Gjetani.

Gjithsesi, edhe nëse ky përjashtim do të hidhet në votim do të jetë thjesht sa për procedurë, sepse ashtu siç konfirmon edhe Spiropali “vendimi nuk është pjesë e kryesisë, pasi kjo çështje u diskutua në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe ajo çështje u mbyll aty.”

Spiropali tha sot kemi një Parti Socialiste dhe një grup Parlamentar të cilët janë kompakt përsa i përket vizionit tonë qeverisës.

“Një parti politike e një grupi parlamentar nuk ekzistojnë si etnitete të vetme, por ekzistojnë në raport me bashkëqeverisjen, me qytetarët dhe kështu e kemi fituar betejën e 2017 në një koalicion me qytetarët dhe kështu jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë koalicion, ta rrisim dhe ta përmirësojmë dita ditës qeverisjen tonë”, theksoi deputetja.

Të fundit