Flash News

KRYESORE

“Ajo është hipokrite dhe po luan rolin”, deklarata e vëllait të Meghan pak para dasmës

“Ajo është hipokrite dhe po luan rolin”, deklarata e

Vetëm një muaj na ndan nga dasma e Meghan Markle me princin Harry dhe kur dukej se gjithçka po shkonte mirë me ish-aktoren dhe se ajo është përshtatur me jetën mbretërore, ka dalë në skenë gjysmë vëllai i saj.

Aktori amerikan Thomas Jnr ka thënë se Meghan ka ndryshuar shumë për shkak të famës. Ai është shprehur për “Daily Mirror” se fama e ka ndryshuar tërësisht motrën e tij dhe ajo i ka harruar rrënjët e saj, madje i ka ndërprerë kontaktet më familjen e saj.

“Ajo ka harruar të afërmit e saj. Meg i pëlqen të duket si një njeri humanitar, dashamirës dhe shumë i përkujdesur, por ndërkohë me familjen e saj nuk është aspak kështu. Po luan rolin gjatë gjithë kohës, është hipokrite. Kam lexuar që Meg do të jetë si Diana. Diana-n e donte gjithë bota për shumë arsye. Kjo është çka Meghan do, por nuk do të ndodhë. Ajo nuk është e vërtetë dhe e sinqertë si Diana”, mësohet të ketë thënë Thomas për të motrën.

Të fundit