Flash News

KRYESORE

Akademia e Shkencave mbledhje të jashtëzakonshme pas refuzimit të Metës

Akademia e Shkencave ka vendosur që të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të refuzuar dekretimin e Skënder Gjinushit në krye të këtij institucioni.

Gjinushi u zgjodh më datë 24 maj të këtij viti në zgjedhjet e mbajtura.

Në mbledhjen e Asamblesë do të diskutohet propozimi i Këshilli Ekzekutiv për t’i kërkuar presidentit rikonsiderimi i emërimit të kryetarit të zgjedhur nga asambleja.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Ekzekutiv i ASH u mblodh sot më datë 13 korrik 2019 dhe vendosi që më datë 19 korrik 2019, ditën e premte, në orën 11.00 të bëhet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me këtë rend dite:

– Njohja me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223, datë 11.07.2019, dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble.

Të fundit