Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Akademia e Shkencave/ Muka tregon debatin me Gjinushin: I thashë që ti nuk je marrë kurrë me shkencë
Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka vijon të tregojë lidhur me eksperiencën e tij 2 javore në këtë institucion.
Në emisionin ‘Provokacija’ të analistit Mustafa Nano, studiuesi ka treguar se ka pasur debat në zyrë me Skëndër Gjinushin, i cili është në krye të grupit të punës që hartoi reformën në Akademinë e Shkencave.
“Më erdhi profesor Gjinushi dhe më tha për ligjin e ri të ASH, i tregova një grafik thjeshtë, i thashë jeni 30 anëtarë të Asamblesë, 27 keni 0 produkt shkencor. Si mund të bëni reformë të ASH kur nuk jeni marrë me shkencë?! Si është e mundur që në ligjin që keni propozuar nuk përmendet produkti shkencor?! I thashë këto janë riciklime që ju bëni.
Zoti Fuga ka paraqitur një draft vizionar, ka nevojë për rishikim sepse ka disa koncepte dhe aty që nuk duhen mplenksur me Akademinë e Shkencave”, u shpreh Muka i cili vijon të jetë aktiv me denoncimet e tij.