Flash News

KRYESORE

Akademia e Transparencës për fondet e tërmetit, Yuri Kim në tryezë me Ramën: Si do e ofrojmë ndihmën tonë

Akademia e Transparencës për fondet e tërmetit, Yuri Kim në

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim deklaroi sërish se SHBA do i vijë në ndihmë Shqipërisë pas Konferencës së Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit, përmes Akademisë së Transparencës.

Gjatë mbledhjes së përbashkët në Komitetin Shtetëror të Rindërtimit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, Kim tha se SHBA do vazhdojnë të ofrojnë ndihmën teknike për të siguruar që donacionet të shpenzohen në mënyrën e duhur.

“Është kënaqësi për ne që shikojmë se ju po organizoheni brenda vetes për të realizuar mbi  procesin transpranet dhe të jetë proces rezultativ.

Do vazhdojmë të jemi krah jush dhe do vazhdojmë të ofrojmë ndihmën teknike për të siguruar që donacionet nga vendet përfshirë edhe tonat do shpenzohen në mënyrën e duhur në përfitim të qytetarëve shqiptar”, tha Kim.

Donatorët amerikanë do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Shqiptaro-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore, mbi 1.15 mld euro donacione dhe kredi për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të fundit