Flash News

KRYESORE

Akademikët kërkojnë ndihmën e Ramës për reformimin e Akademisë së Shkencave

Akademikët kërkojnë ndihmën e Ramës për reformimin

Akademia e Shkencave ka hyrë në një fazë që zor se do dali prej andej pa viktima. Palët nuk lëshojnë pe. As ata që janë brenda e as atë që duan të futen. Pas zgjedhjeve të kontestuara, u dorëhoq zv/kryetari, deri dje kryetar, Myzafer Korkuti. Ndërsa u krijua edhe një komision ad hoc me 13 anëtarë që do merren me reformimin. U ftua të jetë pjesë e saj edhe akademik Artan Fuga, ideatori i gjithë kësaj lëvizje kundër Akademisë, me të drejtë. Por ai nuk pranoi.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, u propozuan dhe u votuan 12 akademikë, anëtarë të Asamblesë dhe nderi nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Arbëreshët e Italisë, për zgjidhjen e përplasjes mes qeverisë dhe Akademisë së Shkencave. Nëse të 12 emrat pranojnë, për dy javë, ata do të hartojnë një propozim mbi si duhet të jetë Akademia e së nesërmes. Komisioni i propozuar përbëhet nga anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave: Apollon Baçe, Artan Fuga, Anastas Angjeli, Anesti Kondili, Aurela Anastasi, Floran Vila, Jani Thomai, Neki Frashëri dhe Luan Starova, zëvendëskryetar i ASH -Maqedoni, Ali Aliu, zëvendeskryetar i ASH-Maqedoni, akademik nderi Matteo Mandala, Universiteti i Palermos e anëtarja e nderit të ASH-së, prof. dr. Mira Mezini, Univ.Darmshtat, Gjermani.

Akademiku Apollon Baçe, i pyetur nga media se si do të funksionojë ky komision, tha se “Jemi të ndërgjegjshëm dhe në takimin që kemi pasur me kryeministrin kam folur i pari dhe kam thënë që ka lokomotiva, po ka dhe vagonë, por nuk ka trena, që do të thotë se nuk ka ndërlidhës të institucioneve me akademinë. Nga ana tjetër, fondet kanë qenë shumë të pakta. Ideja ime do të ishte që të mos ishte në hava, por të varej nga kryeministria që do të jepte fonde. Ne do të japim idetë tona. Do të fillojë puna menjëherë, brenda javës, do të nxjerrim një platformë dhe do ta hedhim për diskutim në Asamble”.  

Akademikët, të gjendur nën trysninë e kryeministrit, pas kërcënimit, kërkojnë ndihmën e tij për reformim. Duke qenë se janë një institucion që varet nga buxheti i shtetit, Akademia nuk do të mundet dot të dalë mbi kryeministrin, sepse anëtarët e saj janë të pafuqishëm dhe nuk i bëjnë dot ballë zemërimit të tij. Për fat të keq aty (në Akademi) nuk ka më koka si dikur që t’i tregojnë vendin kujtdo, qoftë edhe kryeministri i vendit. Aty ka akademikë pa shtyllë kurrizore, ata janë të zakonshëm, diçka më shumë se një inteletkual normal i këtij vendi.  Në këto kushte ata, për hir të mbijetesës, janë të detyruar t’i shtrinë dorën Ramës, sepse Rama e di mirë këtë gjë ndaj i sfidon. “Kryeministri tha, po nuk u bë reforma do hiqen fondet, atëherë ne po fillojmë reformën. Ose të paktën po japim mendimin tonë”. Por, kush do e bëjë reformën? Për Apollon Baçen, që të kërcesh tango duhen dy vetë, edhe kryeministria edhe Akademia.

 

Të fundit