Flash News

KRYESORE

Akademiku Baçe i bashkohet protestës së nesërme: Pse e mora një vendim të tillë

Nesër në orën 12:00 nis protesta e paralajmëruar e opozitës, e cila pritet të ketë pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve. Protestës do i bashkohet dhe akademiku i njohur Apollon Baçe. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, akademiku tregoi dhe arsyet pse do marrë pjesë në këtë protestë.

“Jemi në kufijtë që e kemi humbur edukatën e  protestës  dhe kjo është e papranueshme. Personalisht kam vendosur që do të jem në orën 12.00, në bulevard si pjesëmarrës në protestë dhe besoj se çdokush që e ndjen dhe kupton nga kjo situatë që ndodhet vendi duhet të bëjë kështu”, tha akademiku Baçe.

Të fundit