Flash News

KRYESORE

Akademiku Fuga-mësuesve: Mos pranoni sutiena, mbathje e zarfe me lekë

Akademiku Fuga-mësuesve: Mos pranoni sutiena, mbathje e zarfe me lekë

Sot është 7 marsi, dita e mësuesve. Akademiku Artan Fuga, si çdo vit, në një reagim në ‘Facebook’ u drejtohet të gjithë mësuesve që të mos abuzojnë me nxënësit e tyre duke pranuar gjëra materiale  e duke bërë diferencime. Fuga i drejtohet dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla që të mos mbyllë sytë përballë kësaj dukurie.

Reagimi i Artan Fuga:

7 marsi, dita e mesuesve te perkushtuar, jo dite takse ndaj nxenesve dhe familjeve te tyre

Neser eshte 7 marsi. E kam merak ta perseris cdo vit. Te gjitha ato mesuese apo mesues qe pranojne nga nxenesit me shume se nje duartrokitje, nje tufe lule, nje kartoline, hajde nje liber, a nje punedore te vogel bere ne shtepi, pra simbole te kesaj natyre, por pranojne edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me leke, deodorante, servise pjatash, vathe, ore, kepuce, kompjutera, telefona celulare, etj, bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik. Nderkohe prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll syte ndaj kesaj dukurie te turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje te nxenesve dhe te familjeve te tyre.

Të fundit