Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dushan Teodoroviç / gazeta Danas
Në muajin tetor të vitit 2015, akademiku Vladimir Kostiç, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, paraqiti me kurajo qëndrimin e tij mbi Kosovën.
“Dikush duhet t’ia shpjegojë këtij populli se Kosova nuk është as de fakto dhe as de jure në duart tona. Kam frikë se në këtë moment e vetmja urtësi politike është se në cilën mënyrë, me elemente të dinjitetit, ta lëshojmë Kosovën e cila de fakto dhe de jure nuk është në duart tona. Dhe këtë duhet t’ia shpjegojë ndokush këtij populli”- tha atëbotë akademiku Kostiç për Radio Beogradin.
Kujtojmë se gjykimet më të ashpra mbi këtë qëndrim të akademikut Kostiç i pati shprehur master Tomisllav Nikoliç (termi “master” për ish presidentin Nikoliç nga autori është përdorur me aluzion për disa lajme sipas të cilave Nikoliçi ka diplomë master të falsifikuar- shën. i përkth.), uzurpatori i vilës shtetërore prej 80 metër katror, zëdhënës i fondacionit privat “Dragica Nikoliç”, në atë kohë president i Serbisë. Korit të Nikoliçit i’u bashkua edhe Marko Gjuriçi, drejtor i zyrës për Kosovën e Metohinë dhe Millovan Drecuni, kryetar i Komisionit parlamentar për Kosovën dhe Metohinë, me asistencën e kryeministrit të asaj kohe Aleksandër Vuçiç, i cili pati deklaruar se “tajmingu për deklarata të këtilla është i keq”.
Kryqëzimi i akademikut Kostiç, krahas zjarrit të artilerisë së tabloidëve serbë, vazhdoi për njëfarë kohe. Siç është edhe zakon në Serbi, numri më i madh i antarëve të Akademisë serbe të Shkencave heshti, ndërsa akademiku Kostiç mbeti i vetëm në kryqëzimin e zjarrit, i ekspozuar i vetëm ndaj përbaltjes që vetëm në Serbi ekziston. Me konstatimin se “Çfarëdo goditje që mund të marrë Serbia ajo duhet të vazhdojë të zgjerojë kapacitetet e saj demokratike dhe hapësirat e lirisë, përndryshe nuk ka për të ekzistuar...”, Kostiçi shtoi se “nuk do të lejojë që ndokush ta urdhërojë se çfarë duhet të thotë, dhe cili është ai korpus mendimesh të cilit duhet t’i përmbahet”.
Kanë kaluar pesë vite nga kjo deklaratë e Vladimir Kostiçit. Deklarata e paradokohshme e ngjashme nga ana ime, e dhënë gjatë transmetimit të demonstratave para Parlamentit, se Kosova praktikisht është shtet tjetër, u prit gjithashtu në tehun e thikës, sëpaku nga dy popullsi tuiterash. Ndërkohë, duke zgjidhur me sukses problemin kosovar, shpatullrrahësi Marko Gjuriç, në kohën e punës si drejtor i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, arriti që në fillim të vitit 2017 të pikturojë një tren udhëtarësh me kopje të afreskeve nga manastiret serbe.
Ky tren u drejtua për në Kosovë, ndërsa Marko Gjuriçi që e braktisi që në fillim të udhëtimit, qëndroi në një distancë sigurie nga treni, duke tundur shënimin “Kosova është Serbi”, të shkruar në njëzet e një gjuhë të ndryshme. Opinioni publik në Serbi u informua në kohë reale për nisjen e trenit dhe fillimin e mundshëm të konflikteve luftarake.
Situatën e “shpëtoi” Aleksandër Vuçiçi, kryeministri i atëhershëm, me vendimin që treni të ndalohej në Rashkë. Kjo shfaqje cirku e regjimit të Vuçiçit, kushtuar “mbrojtjes së Kosovës” u ndoq me shumë entuziazëm nga televizionet dhe tabloidët e regjimit duke dhënë një kontribut të pamatë për mashtrimin pa pikë turpi të qytetarëve të Serbisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të kuazipatriotëve.
Ndër aksionet “partiotike” me të cilat zgjidhet problemi kosovar veçojmë edhe hyrjen fshehurazi të Marko Gjuriçit në Kosovë, arrestimin e tij, dhënien e deklaratës para Gjykatës Penale të Kosovës dhe dëbimin e tij nga Kosova, ose, le të themi, vizitën e Aleksandër Vuçiçit në fshatin Ibarsko Postenje dhe vendimin e tij që qeveria serbe t’i blejë një traktor familjes Kovaçeviç.
Gjatë tetë viteve qeverisje, regjimi i Aleksandër Vuçiçit nuk u ofroi qytetarëve të Serbisë, qoftë për shkak të paaftësisë, qoftë për shkak të frikës nga rënia e rejtingut politik te një pjesë e popullsisë serbë, kurrfarë plani apo dokumenti për zgjidhjen e çështjes kosovare. Duhet të shtrojmë pyetjen, çfarë është Kosova dhe Metohia sot?
A është Kosova në përbërje të Serbisë? Përgjigja është: Po. Në favor të kësaj flasin, mbi të gjitha, kushtetuta e Serbisë dhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Po e përsërisim pyetjen: A është Kosova në përbërje të Serbisë? Përgjigja është: Jo. Në favor të kësaj flasin kapitullimi i Serbisë i nënshkruar në Kumanovë para dy dhjetëvjeçarësh dhe Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013. Mbi bazën e këtyre marrëveshjeve, të nënshkruara nga ana e qeverisë së Serbisë në të cilat ishin Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç, Serbia ka hequr dora nga ushtria, policia, prokuroria dhe gjykatat e saj në Kosovë. Regjimi i Vuçiçit nëpërmjet “Listës Srpska” ka hyrë në qeverinë e Kosovës dhe e drejton Kosovën sëbashku me shqiptarët.
Serbia gjithashtu ka pranuar që serbët në Kosovë të marrin karta identiteti, leje për drejtim automjeti dhe dokumenta të tjera kosovare. Një pikanteri të veçantë përbën kërkesa e pushtetit kosovar që presidenti i Serbisë sa herë dëshiron ta vizitojë Kosovën duhet të bëjë lutje dhe të presë përgjigjen eventuale pozitive nga Prishtina.
Më duket se është e nevojshme që të shqyrtojmë në mënyrë më të detajuar disa nga alternativat e mundshme për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe Metohisë dhe të analizojmë alternativat pro et contra.
Skenari i parë i mundshëm është ai sipas të cilit, shqiptarët e Kosovës, në mënyrë të befasishme dhe me një dashuri të pashpjegueshme ndaj komshijve serbë, të vendosin të mbeten në Serbi, të jetojnë në kuadër të krahinës autonome serbe të Kosovës dhe Metohisë. Në kuadër të këtij skenari të gjithë atyre që thërrasin “Kosova është zemra e Serbisë” do t’u mbushej zemra me gëzim dhe problemi do të zgjidhej, me vërejtjen se në këtë rast, në zgjedhjet për parlamentin serb do të merrnin pjesë edhe të gjithë banorët e Kosovës.
Me supozimin e homogjenizimit kombëtar të shqiptarëve, është e logjikshme të prognozohet se rreth 80 deputetë të parlamentit të ardhshëm të Serbisë do të ishin shqiptarë të Kosovës. Kjo do të thoshte edhe një numër i konsiderushëm postesh ministrore për shqiptarët e Kosovës në qeverinë serbe, një vend zëvendëskryeministri dhe kërkesën që Serbia të jetë një vend dygjuhësh. Më fjalë të tjera, që gjuha serbe dhe shqipe të ishin gjuhë zyrtare të shtetit serb. Gjithsesi, në një situatë të tillë, do të shfaqeshin edhe kërkesa legjitime për ndryshimin e himnit kombëtar, flamurit dhe simboleve të tjera të Serbisë.
Më duket se në këtë moment një numri të qytetarëve serbë duhet t’u shpjegohet se nuk është e mundur që Kosova të jetë në përbërje të Serbisë, dhe shqiptarët të mos kenë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare, siç është rasti tani! Kjo alternativë, hipotetikisht do të shpinte në një situatë të tillë që kryeministri i Serbisë, si rezultat i koalicioneve apa marrëveshjeve ndërpartiake të jetë ndonjë, të themi, zoti Ahmeti nga Gjakova.
Pjesës ekstreme nacionalistë dhe shoviniste të votuesve serbë edhe kjo analizë u duket baraz me tradhëti kombëtare dhe janë të gatshëm që nëpërmjet sharjeve dhe kërcënimeve direkte të kërcënojnë edhe qytetarët serbë të orientuar nga Europa.
Duam, thonë ata në mënyrë implicite, që Kosova të jetë në përbërje të Serbisë, me kushtin që shqiptarët e Kosovës të mos kenë të drejtë vote, të mos kenë mundësinë te jenë ministra dhe antarë të qeverisë serbe! Raporti prej fodulli dhe primitivi i një pjese të popullsisë serbe në raport me shqiptarët ilustrohet ndoshta në mënyrën më të mirë nga pyetja e Aleksandër Vuçiçit drejtuar para disa ditëve kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti.
“Je l’ti priçash srpski?” (a flet serbisht?), e pyeti si nga lart Vuçiçi Hotin në takimin e tyre të parë. Nuk ka këtu as sëpaku kortezi sa për formë, por menjëherë, në takimin e parë, shprehet primitivizmi, fodullëku dhe përbuzja ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Alternativë të dytë, sadoqë e kotë të duket, përbën lufta. Të pakënaqur që Kosova po jeton jetën e saj të pavarur jashtë Serbisë ne mund të hyjmë në luftë për ta kthyer Kosovën dhe Metohinë në përbërje të Serbisë.
Këtë luftë e filluam edhe para dy dhjetëvjeçarëve por përfundoi me kapitullimin në Kumanovë.
Nuk ka as dyshimin më të vogël se, në kuadër të këtij skenari, kapitullimi do të nënshkruhej në Beograd, pa marrë parasysh se këtyre ditëve dëgjojmë se posedojmë gjashtë avione pa pilot të blerë në Kinë dhe avionë akoma më të frikshëm të bërë remont, rusë dhe bjellorusë, të cilët na i ka siguruar Aleksandër Vuçiçi. Për jetët e humbura dhe ekonominë e shkatërruar nuk është e nevojshme të flitet në mënyrë të veçantë.
Sakrifikimi i djemve të rinj dhe së ardhmes së Serbisë do të ishte përsëri vetëm një vendim i gabuar ndër ato që kemi bërë si popull gjatë historisë.
Alternativën e tretë e përbën korrektimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Pa marrë parasysh faktin se në shekullin e 21-të ka kohë që është braktisur koncepti i shtetit “etnikisht” të pastër, konfliktet dhjetëvjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve, të ndjekur me zbatimin e “logjikës” se në Kosovë ai që është më i madh dhe më i fortë duhet të shtypë atë që për momenti është më i dobët dhe më i vogël, dhe të mos respektojë të drejtat e tij, lind pyetja mbi seriozitetin e një alternative të tillë.
Bisedimet eventuale mbi korrektimin e kufijve do të mundeshin, njëlloj si edhe marrëveshje e Dejtonit, të kryhen nën patronatin e bashkësisë ndërkombëtare, me kushtin që duhet të përfundojnë në një afat të përcaktuar që më parë.
Alternativa e katërt është njohja e pavarësisë së Kosovës, eksterritorialiteti i Patriarkanës në Pejë, Manastirit në Deçan, Graçanicë, Nënës së Zotit në Ljevishka, E Papërlyera dhe objekteve të tjera fetare dhe të shenjta serbe, me praninë shumëvjeçare të forcave të bashkësisë ndërkombëtare që sigurojnë eksterritorialitetin dhe të drejtat e pakicave.
Kjo alternativë do të shkaktonte pakënaqësinë dhe zemërimin e një pjesë të qytetarëve të Serbisë të ekspozuar ndaj leksioneve të përditëshme nga kuazipatriotizmi, dhe vetëm përmendja e saj nga ana ime, në kuadër të kësaj analize të shkurtër, më rreshton menjëherë edhe mua, dhe të gjithë të tjerët që përpiqen të mendojnë më zë të lartë, në radhët e tradhtarëve të serbizmit. Pa marrë parasysh të gjitha këto, vullneti i shprehur i shqiptarëve të Kosovës se nuk duan më të jetojnë me ne, rruga e ndaluar e Serbisë drejt Europës, emigrimi i njerëzve më të rinj dhe më të arsimuar të Serbisë, dhe praktikisht mbytja e Serbisë me nyjen kosovare, krijojnë atmosferën se dikush nga udhëheqja serbe në të ardhmen, me kurajo dhe vendosmëri duhet, për hir të mbijetesës së Serbisë, të shqyrtojë më shumë se seriozisht edhe këtë alternativë.
Zotërinj politikanë, sakrifikojini karrierat tuaja politike që të mos sakrifikoni Serbinë!
Alternativa e pestë është... Alternativa e gjashtë është.. E ku është fundi ?
Më duket se e vetmja rrugë e mundshme është kjo. Bisedimet mbi zgjidhjen e problemit të Kosovës, këto tetë vitet e fundit, i udhëheq Aleksandër Vuçiçi.
Ka rëndësi t’u kujtohet lexuesve se Kushtetuta e Serbisë nuk e parashikon këtë rol për presidentin e Serbisë, i cili duke shkelur kushtetutën, me besimin e sinqertë në vetvete se pikërisht ai është më i mençuri dhe i dërguari nga Zoti si dialogues, ka shkatërruar gjithçka mund të shkatërronte.
Deklarimet triumfaliste pas Marrëveshjes së Brukselit kohët e fundit i ka zëvendësuar qaravitja se ai, në bashkëpunim me Ivica Daçiçin, nuk pati arritje në idetë e tij dhe kërkesat e tij tetëvjeçare dialoguese.
Qytetarëve të Serbisë u duhet thënë e vërteta deri në detajet më të imta. Duhet bërë shumë përpjekje që në mbarë Serbinë t’u shpjegohet qytetarëve situata momentale dhe lëvizjet që duhen bërë. Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarët përbënin gjysmën e popullsisë së Kosovës dhe Metohisë. Sot përbëjnë ndoshta nëntë të dhjetat e numrit të përgjithshëm të banorëve. Në vitin 2013, në Kosovë ka përfunduar autostrada R7, e gjatë 130 kilometra, që lidh Prishtinën më kufirin shqiptar dhe që është pjesë e korridorit që lidh detin shqiptar me Prishtinën.
Këtë fakt numri më i madh i banorëve të Serbisë nuk e di. Më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës janë më të rinj se tridhjetë vjeç. Këta të rinj nuk dinë pothuajse asgjë për Jugosllavinë dhe krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë, nuk flasin serbisht dhe kanë mësuar, në shtëpi dhe në shkollë se shteti i tyre quhet Kosovë.
Në këtë “analizë” paksa teknokratike kam lënë mënjanë një faktor tejet të rëndësishëm. Këto jane emocionet e popullit tim. Beteja e Kosovës, knjazi Llazar Hrebljanoviç dhe viti 1389 do të mbeten përherë baza e identiteti nacional serb, por kurrsesi nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime të politikës ditore.
Njohja e dyanshme e krimeve të luftës, kujtimi i viktimave të pafajshme, pajtimi me shqiptarët dhe popujt e tjerë të hapësirës së ish Jugosllavisë, marrja e vendimeve kurajoze, fokusimi te zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi dhe përcaktimi i sinqertë për antarsim në BE përbëjnë të vetmen mundësi që Serbia të mbijetojë. Për të cituar kësisoj legjendën e gazetarisë Millojko Pantiç: “Duam një marrëveshje me Kosovën”.
*Dushan Teodoroviç është profesor i Universitetit të Beogradit dhe antar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë.
**Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38