Flash News

KRYESORE

Akreditimi i universiteteve, në krye privatët, ku qëndron i Tiranës

Ministria e Arsimit ka bërë publike sot listën me emrat e 35 institucionet e arsimit të lartë, ku dallohet se vetëm 4 prej tyre kanë përmbushur kriterin prej 6 vite akreditim.

Këto katër institucione janë jo publike dhe sipas shpjegimit të Kreut të Bordit të Akreditimit, Arjan Gjonça, universitetet private kanë më shumë eksperiencë akreditimi pasi ligji ua ka kërkuar që në krijimin e tyre, ndryshe nga çka bërë me ato shtetëroret.

“Nuk është e rastësishme që një grup institucionesh private kanë dalë me 5-6 vite akreditim, kanë dalë në vendin më të mirë. Mos harrojmë që këto institucione kanë pasur një eksperiencë akreditimi dhe vlerësimi sepse ligji i ka detyruar ato ndërkohë që ligji duhet të detyronte dhe institucionet publike por nuk është zbatuar”, u shpreh Gjonça.

 Ndërsa Universiteti i Tiranës është institucioni me më pak vite akreditimi, gjithsej 1 vit.

Të fundit