Flash News

KRYESORE

Aks strategjik për turizmin, në Kardhiq-Delvinë 38% e punimeve të përfunduara

Aks strategjik për turizmin, në Kardhiq-Delvinë 38% e punimeve

Rruga Kardhiq-Delvinë, një aks strategjik për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, ka hyrë në një fazë intensive, ku po punohet me ritme të shpejta.

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në Lotin 6 të Kardhiq-Delvinë.

“Inspektuam në terren ecurinë e punimeve në Lotin 6 të Kardhiq-Delvine, një investim infrastrukturor tepër i rëndësishëm për zhvillimin turistik jo vetëm të zonës por të gjithë jugut te Shqiperisë”, u shpreh Qato.

“Nga inspektimi vume re deri tani se janë kryer rreth 38% e punimeve. Aktualisht po punohet në disa segmentet të këtij aksi kryesisht në gërmime, transport, si dhe në mbushje të trupit të rrugës. Kontraktorët të mbikqyrur nga ARRSH do të vijojnë kryerjen e punimeve me cilës për të përmbyllur këtë investim madhor”, tha Qato.

Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Aksi Kardhiq–Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km. Deri më tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë-Bardhës dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos.

Të fundit