Flash News

KRYESORE

Aksesori i shëmtuar në kokë që e bën Selenën të duket kaq bukur

Selena Gomez është një nga këngëtaret më me influencë në botë dhe shumë e pëlqyer nga të rinjtë. Ndiqet shumë në rrjetet sociale dhe çdo gjë që bën përbën lajm. E komentuar shumë për lidhjen me Justin Bieber, Selena është gjithnjë në qendër të mediave rozë.

Gjithashtu është një ikonë mode e cila sjell tendenca të reja që ndiqen nga të rinjtë. Ajo ka marrë gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Nju Jork të martën. Me një model flokësh gërshet, që e kishte shoqëruar me një aksesor me gurë diamanti që formonte fjalën “e shëmtuar”.

Ajo kishte veshur një xhaketë lëkure 1,095 $ nga koleksioni i ri i “Coach” që e kishte kombinuar me një çantë 350 $ nga e njëjta markë.

 

Të fundit