Flash News

KRYESORE

Aksi Burrel-Klos i pakalueshëm, qytetarët ngrihen në protestë

Ditën e sotme qytetarë nga i gjithë qarku i Dibrës dhe disa drejtues automjetesh, janë ngritur në protestë për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht aksi rrugor nacional Burrel-Klos.

Protesta është mbajtur rreth orës 11:00, në zonën e quajtur “Kthesa e Cerujës” në afërsi të qytetit të Klosit, ku qytetarët kanë bllokuar rrugën.

Protestuesit shprehen se rruga është e pakalueshme dhe i kanë bërë thirje institucioneve që të ndërhyjnë për rikonstruksionin e saj.

Shqetësimet më të mëdha të aksit nacional Burrel-Klos janë gropat e mëdha dhe shembjet e rrugës, që përbëjnë rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Disa ditë më parë deputetja e Qarkut Dibër, Dhurata Çupi, duke vlerësuar iniciativën e ndërmarrë nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve, tha se opozita do ta mbështesë këtë protestë, duke shtuar se nga ana e saj e ka ngritur këtë shqetësim si në parlament dhe në institucionet e tjera.

 

Të fundit