Flash News

KRYESORE

Aksi Elbasan-Tiranë ende i bllokuar, rruga që duhet të ndiqni për të udhëtuar në drejtim të Tiranës

Aksi Elbasan-Tiranë ende i bllokuar, rruga që duhet të ndiqni

Që prej ditës së djeshme aksi rrugor Elbasan-Tiranë vijon të jetë i bllokuar për shkak të rrëshkitjes së masivit shkëmbor. Mësohet se do të duhet disa ditë derisa të hapet rruga, pasi gurët dhe shkëmbi i rënë janë me përmasa të mëdha dhe kërkojnë mjete dhe ndërhyrje të specializuar.

Masivi shkëmbor rreshkiti në afërsi të fshatit Mamël dhe bllokoi rrugën Elbasan-Tiranë nga tuneli i Kërrabës.

Në këtë mënyrë, udhëtimi në drejtim të Tiranës do të vazhdojë në drejtim të rrugës së vjetër të Krrabës ose nga Durrësi.

Të fundit