Flash News

KRYESORE

Aksident ajror, ndërron jetë guvernatorja e Pueblas së Meksikës dhe bashkëshorti i saj

Aksident ajror, ndërron jetë guvernatorja e Pueblas së

Në një aksident me helikopter, ka ndërruar jetë guvernatorja e Pueblas së Meksikës,Martha Erika Alonso, vetëm disa ditë pasi u betua.

Në këtë aksident, kanë ndërruar jetë bashkëshorti i saj dhe ish-guvernatori Rafael Moreno gjithashtu. Në këtë aksident, që dyshohet që mund të jetë dhe një vrasje e organizuar,kanë ngelur të vdekur dhe dy pilotët dhe një person i tretë që ndodhej në kabinë.

Aksidenti ka ndodhur pak pasi avioni u ngrit nga kryeqyteti i Puebla.

Alonso është guvernatorja e parë femër e Puebla pas sondazheve të diskutueshme dhe 45-vjeçarja ishte anëtare i partisë PAN të qendrës së djathtë.

Vdekja e dy bashkëshortëve dhe e senatorit Moreno, u konfirmuan nga presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel López Obrador.

Në një postim në tëitter (në spanjisht), Presidenti López Obrador shprehu ngushëllimet më të thella për të afërmit e dy politikanëve.

Gjithashtu, ai ka theksuar se do të fillojë një hetim për të vendosur "të vërtetën" për atë që shkaktoi rrëzimin.

Të fundit