Aksident ajror në Indi; rrëzohet aeroplani me 191 pasagjerë, 17 të vdekur dhe 174 të plagosur

Një avion me 191 pasagjerë në bord është përplasur me tokën ndërsa ishte duke u ulur në Kerala të Indisë. Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil bën me dije se: “Air India Flight IX-1344 që përdorej për riatdhesimin e indianëve të bllokuar nga pandemia, rrëshqiti në pistën e aeroportit gjatë zbarkimit për shkak të motit me shi pasditen e kësaj të premte.”

Si pasojë aksidentit kanë humbur jetën 17 persona ndërsa më shumë se 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, thanë zyrtarët.

“Fluturimi Boeing-737 nga Dubai në Aeroportin Ndërkombëtar të Calicut mbante 190 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, 10 prej të cilëve ishin foshnje”, raportoi ministria e aviacionit civil në një deklaratë.

Pamjet televizive treguan punëtorët e shpëtimit që lëviznin në shi nëpër rrënojat e aeroplanit për të shpëtuar. Avioni shtrihej i ndarë në të paktën pjesë pas rënies së lirë mbi luginë.

“Për shkak të kushteve të motit, ai nuk mundi të ulej për herë të parë”, tha Ministri i Aviacionit Civil, Hardeep Singh Puri duke shtuar se- “kështu që ai bëri një kthesë dhe u përpoq të afrohej nga një tjetër drejtim “.

174 persona janë hospitalizuar pas aksidentit, ndërsa mësohet se ky është aksidenti më i rëndë ajror që pas 2010 kur një tjetër Air India Express që vinte nga Dubai u rrëzua duke u marrë jetën 158 personave.

Puri tha se autoritetet arritën të shpëtonin pjesën më të madhe të pasagjerëve kjo për fat të mirë se aeroplani nuk mori flakë ndërsa zbriti në fund të pistës. Pista të tilla që gjenden në një lartësi të madhe mbidetare kanë pika të pjerrëta në njërën ose të dy skajet.