Flash News

KRYESORE

Aksident hekurudhor në Gjermani, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Aksident hekurudhor në Gjermani, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku si pasojë e përplasjes së dy trenëve kanë humbur jetën 2 persona dhe kanë mbetur të plagosur 14 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën Schwabens në Bavari rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme, ku njëri tren ishte ndalur në stacion, ndërsa tjetri ishte duke shkuar në Ausgburg.

Sipas mediave të huaja, viktimat janë shoferi dhe një pasagjer.

Ende nuk dihet nëse shkaku i aksidentit ishe një defekt teknik apo mosrespektimi i sinjalistikës, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhejn e plotë të rrethanave të aksidentit hekurudhor.

Të fundit