Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë gjatë natës, humbin jetën dy të rinj në aksin Shkodër-Lezhë

Një tjetër aksident i rënd është shënuar mbrëmë vonë, rreth orës 01:40 minuta.

Si pasojë, kanë humbur jetën dy të rinj, 32 dhe 25 vjeç, njëri prej të cilëve është identifikuar me emrin Gentian Toma.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Dajç, përgjatë rrugës Shkodër-Lezhë. Mësohet se mjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë u përplas me një kamion, duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

Një ditë më parë një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në aksin Fier-Levan dhe nga përplasja e dy makinave humbi jetën një 27-vjeçare shtatzënë dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të fundit