Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, 5 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, 5

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kalavijë.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës, te varrezat publike.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, përkatësisht “Audi”, AA 151 UN, dhe “BMË X5”, AA 656 LM, ndërsa raportohet se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Personi në gjendje të rëndë është një grua e cila do të dërgohet për një mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.

Mësohet se në mjetin tip “Audi” udhëtonin drejt Sarandës pesë anëtarë të familjes Llaqaj nga Kukësi, mes të cilëve tre të mitur dhe gruaja në gjendje të rëndë, ndërsa në mjetin “BMË X5” udhëtonte familja Kuro nga fshati Suhë i Libohovës.

Të fundit