Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Gjermani, 23 të plagosur nga përplasja e dy trenave

Një aksident i rëndë është shënuar në Gjermani nga përplasja e dy trenave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Duisburg, në një stacion nëntokësor në Stadtbahn Rhein-Ruhr. Si pasojë e përplasjes “kokë më kokë” të dy trenave janë plagosur 23 pasagjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sipas mediave vendase, trenat janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa po kalonin në një tunel. Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

 

Të fundit