Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Greqi, shoferi i dehur u merr jetën dy shqiptarëve

Aksident i rëndë në Greqi, shoferi i dehur u merr jetën dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtetin grek, ku si pasojë humbën jetën dy shqiptarë.

Sipas mediave greke, një trajler, që drejtohej nga një shofer në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga duke u përplasur fillimisht me trafikndarësen e më pas me dy automjetet që drejtoheshin nga shqiptarët në autostradën që lidh zonën Kifisu me Pireun.

Ende nuk janë zyrtarizuar emrat e viktimave, por mediat sqarojnë se bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 60 dhe 65 vjeç. Ndërkohë, e plagosur nga aksidenti ka mbetur edhe një vajzë, fëmija e njërit nga shqiptarëve e vdekur në aksident.

Pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi shoferin e trajlerit dhe ka nisur hetimet përkatëse.

 

 

 

Të fundit