Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Itali, në gjendje kritike 4 shqiptarë

Aksident i rëndë në Itali, në gjendje kritike 4

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku janë plagosur rëndë 4 shqiptarë, mes të cilëve edhe një fëmijë .

Aksidenti ku u përplasën dy automjete ka ndodhur rreth orës 9:15 përgjatë rrugës Prati, në komunën Santorso.

Në njërën nga makinat udhëtonte një shqiptar 38 vjeç, gruaja e tij si dhe djali 6-vjeçar të cilët janë dërguar në spitalin San Bortolo të Vicenza.

Ndërkohë, në mjetin tjetër ndodhej një 44-vjeçar, edhe ai shqiptar, i cili mbeti gjithahstu i plagosur rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por autoritetet italiane po vijojnë hetimet.

Të fundit