Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën 20-vjeçari, një vajzë në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Spille të Kavajës.

Sipas të dhënave të para, një motor ku po udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, një djalë rreth 20 vjeç i identifikuar si Donald Agolli.

Nga aksident ka mbetur e plagosur edhe vajza që udhëtonte me këtë motor, e cila aktualisht ndodhet e shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Më herët, në Bulqizë u shënua një tjetër aksident tragjik, ku humbi jetën një person, ndërsa një i ri është në gjendje të rëndë.

Të fundit