Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Kurbin, makina përplas për vdekje kuzhinierin 23-vjeçar

Aksident i rëndë në Kurbin, makina përplas për vdekje

Pasditen e sotme, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në Patok të Kurbinit.

Sipas ABC News, 23-vjeçari Alenc Gjini ka mbetur i vdekur pas përplasjes së fortë të makinës.

Gjini punonte si kuzhinier në një restorant në Patok dhe u përplas nga makina teksa kalonte rrugën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.

Të fundit