Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Maliq, “Nisani” përplas dy gra, humb jetën 65 - vjeçarja

Aksident i rëndë në Maliq, “Nisani” përplas dy

Dy këmbësore të moshuara janë përplasur nga një automjet dhe si pasojë njëra prej tyre ka humbur jetën.  Policia e Korcës, sqaron se “ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Podgorie, ku shtetasi J.K, duke drejtuar mjetin tip “NISSAN” me targa NZY7994 ka aksidentuar shtetaset S.Ç, rreth 65 vjeçe dhe B.Xh, rreth 70 vjeçe, banuese në Podgorie, kalimtare në rrugë”.

Të plagosurat janë trasportuar menjëherë në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, por nga plagët e marra  shtetasja S.Ç, ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes, ndërsa B.Xh aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e shkaqet e aksidentit.

 

Të fundit