Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Milot, automjetet bllokojnë aksin rrugor

Aksident i rëndë në Milot, automjetet bllokojnë aksin rrugor

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Milot, ku janë përplasur me njëra-tjetrën dy automjete.

Sipas informacioneve të para, një makinë e tipit “Benz” është përplasur me një "Volsvagen" duke shkaktuar një dëmtim të konsiderueshëm të mjeteve.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar aksi rrugor që të çon në Milot.

Deri më tani, për fat të mirë nuk janë raportuar të lënduar, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit