Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Rinas; përplasen tre makina, një vajzë në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Rinas; përplasen tre makina, një

Një aksident i rëndë ku janë përfshirë tre makina ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit dhe për pasojë gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë shtetasit me iniciale S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç. Shtetasja O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmën në Spitalin e Traumës, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti bllokoi lëvizjen e automjeteve në këtë aks, ndërkohë që situata u normalizua pas ndërhyrjes së policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.06.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit